Drejtoresha e Shërbimit Informativ të Shqipërisë, Vlora Hyseni, ka zhvilluar një vizitë zyrtare në Washington, ku është takuar me John Ratcliffe, Drejtorin e Agjencisë Qendrore të Inteligjencës në ShBA si dhe Tulsi Gabbard, Drejtoreshën e Intelegjencës Kombëtare të ShBA’së. Hyseni është bërë kështu zyrtarja e parë shqiptare që ka zhvilluar takime zyrtare me adminitratën Trump, shkruan Reporteri.net.
Vizita e saj është zhvilluar nga 15 deri më 17 maj.
“Në takimin me z. John Ratcliffe, Drejtorin e Agjencisë Qendrore të Inteligjencës së SHBA, u diskutuan një sërë çështjesh të bashkëpunimit dypalësh, ku u theksua partneriteti i shkëlqyer me SHISH në interes të identifikimit dhe parandalimit të kërcënimeve të përbashkëta. U shkëmbyen vlerësime mbi situatën e sigurisë rajonale dhe ndërkombëtare, u diskutua mbi thellimin e bashkëpunimit, si dhe rritjen e kapaciteteve të inteligjencës”, thuhet në njoftimin e lëshuar nga SHISH për takimin e Hysenit me Ratcliffe.
Ndërkohë, në takimin me Gabbard thuhet se u shkëmbyen vlerësime mbi zhvillimet me impakt në sigurinë rajonale e ndërkombëtare.
“Në takimin me znj.Tulsi Gabbard, Drejtoreshën e Inteligjencës Kombëtare të SHBA, u diskutuan çështje të bashkëpunimit dhe sfidat në fushën e inteligjencës e sigurisë, me interes për sigurinë kombëtare të dy vendeve tona. U shkëmbyen vlerësime mbi zhvillimet me impakt në sigurinë rajonale e ndërkombëtare, angazhimin konstruktiv e konkret për sigurinë kolektive, duke konsideruar SHISH si partner të besueshëm dhe Shqipërinë si faktor stabiliteti në rajon”, thuhet në njoftim.
Hyseni më parë ka mbajtur pozitën e zëvendësdrejtoreshës së Agjencisë Kosovare për Inteligjencë, mirëpo ishte shkarkuar nga kjo pozitë në qershor të vitit 2021.
Kurti thotë se Vetëvendosje synon 60% në zgjedhjet e 7 qersh...
Porto me fanella speciale në nderim të Diogo Jota-s
Ish-ushtari i UÇK-së, Shemsi Jashari i bashkohet PDK-së
Dita e Evropës, Begaj: Shqipëria më afër se kurrë integrimit...
Kurti pasi u propozua sërish për kryeministër: Sa herë po na...
Albin Kurti i propozuari i VV-së për kryeministër