Korporata Energjetike e Kosovës (KEK) ka njoftuar se nga 1 qershori deri më 30 korrik do të furnizojë bizneset e mëdha që kanë dalë nga dje në treg të hapur.
“KEK është përcaktuar si Furnizues i Mundësisë së Fundit (FMF) me mandat të vlefshëm deri më 30 Korrik 2025. Konsumatorët që nuk kanë zgjedhur ende furnizues në tregun e lirë kane kaluar automatikisht te Furnizuesi i Mundësisë së Fundit (FMF) dhe furnizohen me energji elektrike nga dt. 01 qershor 2025 nga KEK-u.”
Bizneset duhet të përfshijnë të dhënat e përditësuara të tyre:
• Numri i biznesit (NUI)
• Emri i biznesit, sipas regjistrimit zyrtar ne ARBK
• Pikat matëse
• Adresa e biznesit
• Kontaktet (e-mail dhe numër telefoni)
• Letërnjoftim i personit te autorizuar
“Për çdo paqartësi apo nevojë për informata shtesë, stafi ynë është në dispozicion.”
Aksident i rëndë në Tiranë, vdes 38-vjeçari
Edi: Dolce në Itali e ka Grande Fratello, këtu e ka Grande A...
Rubio kritikon BE-në për gjobën ndaj platformës X
FFK-ja reagon pas shortit të Botërorit
Kurti: Kosova histori suksesi në Indeksin Global mbi Krimin ...
Rritet numri i aplikuesve nga diaspora për votim në zgjedhj...