Maurizio Sarri shumë shpejt do të zyrtarizohet si trajneri i ri i Lazios.
Kështu ka bërë të ditur eksperti i transferimeve, Fabrizio Romano, përmes një postimi në rrjetin social Instagram, shkruan Arbresh.info.
Ai do të nënshkruaj një kontratë që do ta mbajë në krye të skuadrës deri në qershor të vitit 2027.
Sipas Romanos, marrëveshja është konfirmuar dhe Sarri do të nënshkruajë zyrtarisht një kontratë dyvjeçare me opsion rinovimi, që aktivizohet në rast kualifikimi për në Ligën e Kampionëve.
View this post on Instagram
Sarri rikthehet në pankinën e Lazios, aty ku kishte lënë gjurmë më parë me stilin e tij të lojës dhe rezultatet në Serie A.
66-vjeçari kishte udhëhequr Lazion nga viti 2021 deri në 2024.
Lazio këtë sezon humbi pozitën evropiane në xhiron e fundit pas humbjes nga Lecce, kurse edicionin e ri si synim do ta ketë kualifikimin për një kompeticion evropian./Arbresh.info
Rodrygo thotë se “konkurrenca e fortë” mes tij dhe Mbappes, ...
David Raya: Po të kisha qëndruar në Spanjë, do të punoja si ...
Abdixhiku tregon 15 nënshkrimet e LDK-së për Vjosa Osmanin
Manchester United shënon fitore ndaj Brentfordit
“Drejtim i rrezikshëm, kushtetuta u shkel”, Haradinaj reagon...
Hamza: Kjo që ndodhi sonte është puç kushtetues, shkelja ka ...