Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Lulzim Rafuna, ka thënë se nëse rritet çmimi i energjisë elektrike sërish, do të ketë mbyllje të shumë bizneseve.
Në emisionin Info Magazine të Klan Kosovës, ai deklaroi kështu pasi u pyet për deklaratën e kryetarit të ZRrE-së, Ymer Fejzullahu, i cili për Kallxo.com kishte thënë se mund të ketë rritje të çmimit të energjisë për shkak të vendosjes së taksës për CO2 ndaj remonteve në termocentralet e Kosovës.
“Sa i përket taksës së karbonit nuk është çështje e ZRrE-së që duhet të merret me të, taksa e karbonit do të vendoset për mallrat tona që do të eksportohen në Bashkimin Evropian. Ne si odë kemi projekt bashkë me Komisionin Evropian, që jemi duke i përgatitur bizneset që të prodhojnë sa më pak prej energjisë elektrike ose prej dioksid karbonit që na vjen, që të mos i nënshtrohen taksës së dioksid karbonit”.
“Të shohim si po shkon rrjedha, ne jemi shumë të shqetësuar si Odë Ekonomike, po të shohim si do të shkojë, kam frikë se do mbyllen shumë biznese si rezultat i kësaj politike”, ka thënë Rafuna.
48 aksidente trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë
Plagosja e 30-vjeçarit në Lezhë, policia jep detajet: U qëll...
Tragjike në Rahovec, vdes një person pasi pëson lëndime fata...
Zhduket një vajzë në Gjilan
Therja me thikë në Fushë Kosovë, policia jep detaje
Aksident në Shakovicë të Podujevës, lëndohen katër persona