Ish-kryetari i Hanit të Elezit, Rufki Suma, ka reaguar ndaj përdorimit të vulës me emrin e kriminelit serb, Jankoviq.
Kjo vulë sipas raportimeve po përdoret nga një noter në këtë komunë.
Suma ka thënë se kjo vulë është larguar nga përdorimi para disa viteve.
Ai i bëri thirrje noterit që ta largojë nga përdorimi vulën, në të kundërtën do t’ia mbyllin zyrën.
“I bëjmë me dije zyrës së noterisë në Han të Elezit dhe opinionit të gjerë se ky emërtim i këtij krimineli është hequr nga përdorimi zyrtar nga viti 2012 pas presionit që i kemi bërë vazhdimisht të gjitha institucioneve si vendore ashtu edhe atyre ndërkombëtare që nga Çlirimi i Kosovës në Qershorin e vitit 1999 deri në mesin e vitit 2012 kur Kuvendi i Kosovës e ndryshoi edhe me ligj emërtimin e Hanit të Elezit në gjuhën serbe dhe nga ajo kohë Hani i Elezit edhe në gjuhën serbe quhet Elez Han, andaj përdorimi i vulës së noterit me këtë emërtim të kriminelit Jankoviq është në kundërshtim me ligjet në fuqi të Republikës së Kosovës dhe se Noteri në Han të Elezit menjëherë duhet ta largoj nga përdorimi këtë vulë dhe të nxjerrë vulën e re ku duhet të përdoret emërtimi zyrtar i Hanit të Elezit në të kundërtën do të jemi të detyruar t’ia mbyllim këtë zyrë”, tha Suma.
Këta janë 10 kandidatët e parë për deputet nga lista e LDK-s...
Këta janë 10 kandidatët e parë për deputetë në listën e PDK-...
Petritsch, Kosovës: Lëvizni nga së qenit problem për Evropën...
Gjilani jep detaje mbi lëndimin e Vokli Laroshit
Vdes 24-vjeçari nga Azerbajxhani në Durrës, ra në kontakt me...
FIFA i kërkon falje Lionel Scalonit të Argjentinës, pas ‘inc...