Pjetër Kaza, viktima e sotme i vrarë në Tale të Lezhës është vëllai i Agustin Kaza, i cili është vrarë më 28 prill 2024 në Belgjikë. 44-vjeçari ishte duke pirë kafe në një lokal shqiptarësh në rrugën Joseph Brand, në Schaerbeek, kur u qëllua disa herë në kokë dhe kraharor.
Më datë 7 Janar të vitit 1994 në qytetin e Rrëshenit ishte vrarë shefi i Krimeve, Ndue Kaza. Ai dyshohet se u qëllua me armë zjarri në mes të qytetit nga Dod Gjini dhe Augustin Gjini, të cilët pas ngjarjes u arratisën.
Në vitin 1997, shtetasi Martin Kaza, i dënuar me 22 vite burg, ka vrarë për hakmarrje në qytetin e Laçit, vëllezërit Dod Gjini dhe Augustin Gjini, të cilët kanë qenë autorët e dyshuar të vrasjes se vëllait të tij në vitin 1994.
Viktima punonte në minierën e Spaçit dhe rreth orës 1 ka qene duke u kryer në shtëpi. Ai është qëlluar në oborrin e shtëpisë, ndërsa është gjetur vetëm pa shenja jete sot në mëngjes nga bashoshortja./abcnews.al
Sulmuan zyrtarët policorë, arrestohen dy të dyshuar në Klinë
Zhduket një vajzë në Prizren
Tre persona arrestohen në Suharekë, dyshohen se rrëmbyen dhe...
Arrestohet në Kroaci dhe ekstradohet në Kosovë një person i ...
Parashikimi i motit për këtë të diel në Shqipëri
Horoskopi sot – Çfarë parashikojnë yjet për ju?