Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Lulzim Rafuna, ka reaguar ndaj vendimit të ZRrE-së për kalimin e bizneseve në tregun e lirë të energjisë nga 1 qershori, duke paralajmëruar pasoja të rënda ekonomike.
Në një konferencë për media, Rafuna tha se bizneset nuk janë kundër tregut të lirë, por kërkojnë shtyrjen e vendimit derisa të përgatitet siç duhet tregu.
“Nëse zbatohet pa tranzicion, do të dëmtojë ekonominë dhe qytetarët. Kërkesa jonë është e thjeshtë – më shumë kohë për përgatitje,” u shpreh Rafuna.
“Derisa ka mundësi ta gjej një zgjidhje, ta shfrytëzojë edhe këtë kohë, që të kërkojë nga ZRrE të shtyjë vendimin që bizneset tona të mos dalin në tregun e lirë, sepse do të dëmtohen dhe do të ketë efekte të mëdha negative për bizneset, do të ketë efekte negative për ekonominë e vendit, por do të ketë efekte negative edhe për qytetarët. Kërkesa jonë është vetëm që të shtyhet për një kohë, që të përgatitet tregu më mirë, ose të përgatitet mirë, sepse nuk është përgatitur fare. E theksoj edhe një herë, asnjë biznes nuk është kundër daljes në tregun e lirë, Biznesi po e kërkon vetëm fazën e tranzicionit”, ka theksuar Rafuna.
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...