AC Milan tashmë edhe zyrtarisht ka bërë të ditur largimin e trajnerit të deri tanishëm, Sergio Conceicao.
Lajmin e ka bërë të ditur klubi kuqezi përmes një video falënderuese në rrjetin social Facebook, shkruan Arbresh.info.
”Dëshirojmë të falënderojmë Sérgio Conceição-n dhe stafin e tij për angazhimin, profesionalizmin dhe përkushtimin e treguar gjatë kohës që drejtuan Ekipin e Parë gjatë muajve të fundit.”, thuhet në njoftim.
Conceicao e mori drejtimin e Milanit në janar, pasi klubi “Rosoner”, shkarkoi Paulo Fonsecan.
Me këtë klub, Coneicao e fitoi Superkupën e Italisë, teksa u mposht në finale të Kupës nga Bolgona, kurse përfundoi stinorin e Serie A, në pozitën e tetë duke humbur mundësinë të luaj në gara evropiane.
Ky njoftim zyrtar i klubit për largimin portugezit, i hap rrugë zyrtarizimit të Massimiliano Allegrit, i cili tashmë ka përfunduar të gjitha marrëveshjet dhe do të jetë trajner i Milanit për sezonin e ri./Arbresh.info
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...