Chelsea ka shënuar fitore në finale të Ligës së Konferencës ndaj Real Betisit me rezultat 3-1.
Ndeshja nisi më mirë për spanjollët që shënuan në minutën e nëntë me anë të Ezzalzoulit, pas një asistimi të Iscos, shkruan Arbresh.info.
Pjesa e parë u mbyll me këtë rezultat. Kurse londinezët u rikthyen fuqishëm në etapën e dytë duke realizuar tri herë.
Fillimisht realizoi, Enzo Fernandezi në minutën e 65-të, pas një asistimi të Palmerit.
Palmeri asistoi edhe njëherë pas pesë minutash, kur realizoi Jackson për 2-1. Ndërsa vulën e fitores ia dha Sancho shtatë minuta para fundit.
Deri në fund, Chelsea shënoi edhe një herë në minutën e dytë shtesë, me anë të Caicedos për t’u shpall kampion i Ligës së Konferencës për herë të parë në histori të klubit.
Ky titull është një moment historik për londinezët të cilët janë bërë skuadra e vetme në histori të futbollit që kanë fituar tre trofenjtë madhor, Ligën e Kampionëve, Europa Ligën dhe Ligën e Konferencës./Arbresh.info
Pacolli: Politika në Kosovë po dominohet nga interesa person...
Sot varroset 55-vjeçarja e cila u gjend e vdekur në lumin Lu...
Haxhiu pret sot në takim Komisioneren për Zgjerim, Marta Kos
Kurti pret sot Komisioneren e BE-së për Zgjerim, Marta Kos
Netanyahu: Sot Irani është më i dobët se kurrë, Izraeli vijo...
Diell, vranësira dhe reshje lokale, moti për të premten