Greqia ka përgatitur një projektligj që do të përfshijë dënime më të ashpra për azilkërkuesit të cilëve u është refuzuar kërkesa dhe do të përshpejtojë kthimin në shtetet e tyre të origjinës, tha kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis, më 28 maj.
Greqia ishte në epiqendër të krizës me migrantë më 2015-2016, kur më shumë se 1 milion persona u larguan nga lufta dhe varfëria në Lindjen e Mesme dhe Afrikë dhe shkuan në Evropë.
Rritja e numrit të azilkërkuesve nxiti thirrjet që shtetet në kufirin jugor të Evropës, sikurse Greqia dhe Italia, të forcojnë kufijtë e tyre.
Që atëherë, numri i azilkërkuesve ka rënë, por migracioni metët një çështje e ndjeshme politike në Greqi dhe Mitsotakis është zotuar se do të ashpërsojë qëndrimin e tij.
“Dënimet do të jenë më të rënda për ata që hyjnë në shtet në mënyrë të paligjshme ose qëndrojnë në vendin tonë nëse kërkesa e tyre për azil është refuzuar”, tha Mitsotakis gjatë mbledhjes së ekzekutivit të mërkurën, ku u diskutua për projektligjin e ri për migracionin e paligjshëm.
Mitsotakis tha se projektligji do të synojë gjithashtu përshpejtimin e kthimeve përmes një “mekanizmi më efektiv dhe të drejtë”. Rregulloret do të duhet të miratohen nga Parlamenti përpara se të hyjnë në fuqi.
Fluksi e migrantëve drejt Greqisë ra për 30 për qind në katër muajt e parë të këtij viti krahasuar me një vit më parë, pasi më pak njerëz hynë përgjatë kufirit lindor me Turqinë.
Megjithatë, mbërritjet nga deti nga Libia në ishujt e largët të Kretës dhe Gavdosit janë rritur ndjeshëm muajt e fundit, përgjatë një rruge të re trafikimi në Detin Mesdhe. Mijëra azilkërkues, kërkesat e të cilëve janë refuzuar, ndodhen të bllokuar në Greqi.
Për të përshpejtuar proceset e azilit dhe për të ulur presionin mbi sistemet e azilit, Komisioni Evropian propozoi javën e kaluar ndryshimin e legjislacionit evropian për t’u lejuar shteteve anëtare të dëbojnë azilkërkuesit e refuzuar nëse ata mund të dërgohen në një vend të tretë që konsiderohet i sigurt nga blloku evropian./rel
Merz: Rënia e Iranit do të kishte pasoja të rënda edhe për n...
Arbeloa beson se Mbappe do të udhëtojë me skuadrën në Manche...
Irani kërcënon Europën/ Ambasadori iranian në OKB: Nuk e për...
Heqja e fusnotës vlerësohet hap pozitiv për Kosovën
Mot me diell dhe vranësira të shpërndara gjatë vikendit në K...
Kurti emëron Donika Gërvallën Koordinatore Kombëtare për mbr...