FC Prishtina ka vazhduar me rinovimet e kontratave, ku i radhës që ka vazhduar bashkëpunimin është Ardian Muja.
Anësori mitrovicas do të mbetet në kryeqytet edhe për dy vite të tjera, pasi ka nënshkruar kontratë deri në qershor të vitit 2027.
Ka qenë faqja zyrtare e FC Prishtinës që ka njoftuar se Muja ka vazhduar kontratën dhe do të mbetet në kryeqytet.
Njoftimi i plotë nga FC Prishtina:
Muja +2
Ardian Muja, ka zgjatur kontratën, duke konfirmuar përkushtimin e tij ndaj ekipit edhe për dy sezone në vijim.
Me shpirtin luftarak dhe kontribut të vazhdueshëm në fushë, Muja është një nga shtyllat kryesore të skuadrës. /Telegrafi/
Rahoveci 029 mposht Sigal Prishtinën, Ylli triumfon në Gjako...
Një 20-vjeçare nga Tetova ka pësuar lëndime të rënda pasi ka...
Franca kundër SHBA për dërgimin e anijeve luftarake në Ngush...
Nesër nis zbatimi i ligjit për të huajt
Lehtësirat e Qeverisë ndaj qytetarëve serbë, Terras: Marrëve...
OVL-UÇK reagon pas vendimit të Qeverisë për lehtësira për se...