Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky është pritur nga nikoqiri, kancelari Friedrich Merz gjatë një vizite zyrtare në Gjermani.
Merz, konservatori që mori detyrën këtë muaj, është zotuar të marrë një rol më udhëheqës në sigurimin e mbështetjes për Ukrainën sesa paraardhësi i tij socialdemokrat, Olaf Scholz, transmeton Telegrafi.
Ai vizitoi Ukrainën me udhëheqës të tjerë evropianë pak ditë pasi u bë kancelar dhe të hënën mbështeti të drejtën e Ukrainës për të nisur sulme me raketa me rreze të gjatë veprimi në territorin rus – ndryshe nga retorika e kujdesshme e Scholz për këtë çështje.
Presidenti ukrainas është atje duke kërkuar të sigurojë mbështetjen nga një prej aleatëve kryesorë evropianë të vendit të tij dhe ndihmë të mëtejshme ushtarake, ndërsa bisedimet e paqes ngecin, zhgënjimi i Donald Trump me mungesën e progresit rritet dhe Rusia rrit bombardimet e saj.
Gjermania ka qenë furnizuesi i dytë më i madh i ndihmës ushtarake për Ukrainën pas SHBA-së.
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...