Në Akademinë e Mbrojtjes së Republikës së Kroacisë “Dr. Franjo Tugjman” në Zagreb, kanë diplomuar Kolonel Valdet Berisha dhe Major Shpëtim Ujkani në “Kursin e Diplomacisë së Mbrojtjes”.
Në këtë kurs kanë marrë pjesë 20 oficerë nga katër shtete të rajonit, raporton Arbresh.info.
“Oficerët tanë kanë arritur rezultate të shkëlqyera dhe kanë treguar suksese duke e prezantuar Kosovën, veçanërisht FSK-në në mënyrën më të mirë të mundshme.
‘Kursi i Diplomacisë së Mbrojtjes’ ka për qëllim që të përgatis oficerët e gradave Major-Kolonel për detyra ushtarako diplomatike, detyra në misione ushtarake, si dhe detyra që lidhen me aktivitetet ndërkombëtare dhe protokollare”, thuhet në njoftim.
Gjithashtu në Republikën e Kroacisë kanë përfunduar edhe dy kurse tjera në të cilët kanë marrë pjesë katër oficerë të FSK-së, në kursin “Vëzhgues ushtarak të Kombeve të Bashkuara” kanë marrë pjesë Kapiten Ismail Sekiraqa dhe Toger Rron Rafuna ndërsa në “Kursin bazik të Inteligjencës Toger Korab Seferi dhe Nëntoger Mendim Muçiqi.
Tutje në njoftim thuhet se bashkëpunimi me Forcat e Armatosura të Republikës së Kroacisë, një shtet mik i Kosovës po hap dyer për të mbështetur Forcën e Sigurisë së Kosovës në ngritjen e kapaciteteve profesionale në të gjitha fushat e zhvillimit.
Elon Musk akuzon drejtësinë franceze për motive politike pas...
Paralajmërimi i Anthropic për IA-në godet tregjet globale
I plagosuri nga incidenti në rrugën Gjilan–Kamenicë në gjend...
Endrick vazhdon shkëlqimin tek Lyoni
Stuhia Leo kërcënon Spanjën dhe Portugalinë
Parashikimi i motit për të enjten