Gjykata Themelore në Ferizaj ka dënuar me shtatë vjet burgim E.M., i cili në qershor të vitit 2021 shkaktoi një aksident rrugor në rrugën Ferizaj-Shtime, ku humbën jetën pesë persona.
Sipas aktgjykimit të gjykatës, E.M. është shpallur fajtor për veprën penale “rrezikim i trafikut publik”.
Në dënimin e tij do t’i llogaritet edhe periudha e kaluar në paraburgim. Po ashtu, E.M.-së i është hequr leja e vozitjes dhe i ndalohet marrja e një leje të re për katër vjet.
Në aksidentin tragjik të ndodhur më 6 qershor 2021, i pandehuri ka dalë nga shiriti i tij duke goditur një veturë që vinte nga kahu i kundërt. Në vendin e ngjarjes kanë humbur jetën katër persona: N.R., Xh.R., S.R. dhe një i mitur, ndërsa viktima e pestë, I.R., ka ndërruar jetë më vonë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK).
Gjithashtu, në aksident janë lënduar edhe disa pasagjerë që ndodheshin në veturën e E.M./Arbresh.info
Osmani ia dorëzon detyrën Haxhiut: Nuk do të jetë punë e leh...
Haxhiu i shkon me lule Osmanit në ceremoninë e dorëzimit të ...
Dorëzimi i mandatit, nis ceremonia në Presidencë
Paralajmëron CIA: Ngushtica e Hormuzit nuk pritet që të hape...
FIFA: Kosova vazhdon të rritet, marrin renditjen më të mirë ...
Irani i hapur për bisedime paqeje me SHBA-në, Araghchi: Duam...