Dhjetë ditë pas samitit të Komunitetit Politik Europian, që solli në Tiranë 40 liderë të BE-së dhe më gjerë, presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka zhvilluar një bisedë telefonike me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama.
Përmes një postimi në platformën ‘X’, Zelensky bën me dije se ka patur “një bisedë të mirë me Kryeministrin e Shqipërisë”.
Ai sqaron se ka informuar Ramën për zhvillimet e fundit në frontin e luftës, sulmet e vazhdueshme ruse dhe kanë diskutuar së bashku hapat që duhen ndjekur për të arritur drejt armëpushimit dhe paqes.
“E informova për sulmet e fundit ruse me raketa dhe dronë. Këto sulme tregojnë edhe një herë se Rusia nuk ka ndërmend t’i japë fund luftës. Kjo është arsyeja pse na duhet një presion mjaft i fortë për ta ndaluar më në fund. Ne mbështetemi në të gjitha hapat e nevojshëm në këtë drejtim që do të ndërmerren në të ardhmen e afërt. Gjithashtu diskutuam bashkëpunimin tonë me partnerët evropianë dhe unitetin tonë”, shkruan Zelensky.
Presidenti ukrainas po ashtu informon se shefi i qeverisë shqiptare do të marrë pjesë në Samitin Ukrainë-Evropa Juglindore.
“E ftova Kryeministrin të marrë pjesë në Samitin Ukrainë-Evropë Juglindore, dhe Shqipëria do të përfaqësohet. Faleminderit, Shqipëri, për mbështetjen e Ukrainës dhe popullit tonë”, shkruan më tej Zelensky./A2
Platini: Komplot për të më larguar nga presidenca e FIFA-s
Hargreaves: Pavarësisht rezultateteve, bashkëpunimi i partiv...
Kapen mbi 30 mijë euro të padeklaruara në kufirin e Kosovës
24% e votave të numëruara: TOP 5 më të votuarit nga secila p...
Kongo, numri i të viktimave nga Ebola shkon në 100
Vrasja e 11-vjeçares në Francë, arrestohet edhe vëllai i të ...