Ministri në detyrë i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci ka vizituar sot trupat e angazhuar në Ushtrimin Fushor “Defender Europe 25” bashkë me Gjenerallejtnant Bashkim Jashari.
Përmes një postimi në Facebook, Maqedonci tha se gjatë kësaj vizite ka përgëzuar pjesëmarrësit ndërsa theksoi rendësin e pjesëmarrjes së FSK-së në këtë ushtrim, përcjell Arbresh.info.
Postimi i plotë:
Sot së bashku me Komandantin e Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari vizituan trupat e angazhuar në Ushtrimin Fushor “Defender Europe 25”
Me rastin e fillimit të Ushtrimit Fushor (UF) “Defender Europe 25” vizituam kontrollën e lartë të UF Defender Europe 25 dhe Post Komandën Taktike të Divizionit të 28-të të Ushtrisë Amerikane.
Gjatë kësaj vizite, përgëzuam pjesëmarrësit për përkushtimin e tyre gjatë planifikimit dhe përgatitjeve të këtij ushtrimi. Gjithashtu, theksuam rëndësinë e pjesëmarrjes së FSK në një ushtrim të këtij niveli si nikoqir, si dhe avancimin e njësive të FSK-së që të operojnë në një mjedis shumëkombësh operacional, me fokus në realizimin e detyrave kryesore dhe ngritjen e ndërveprueshmërisë me aleatët dhe partnerët.
Ushtrimi Fushor ‘Defender Europe 2025’ është një nga ushtrimet më të mëdha që organizohet nga Ushtria Amerikane pë Europë dhe Afrikë (US EUCOM), ku njësitë e FSK marrin pjesë për të tretën herë radhazi në këtë seri të ushtrimeve./Arbresh.info
Ndërron jetë i lënduari nga aksidenti me tren në Klinë
Mblidhet sot Kryesia e Kuvendit të Kosovës
Banorët e Rugovës protestojnë kundër vendimit për ndalimin e...
10 vjet nga anëtarësimi i Kosovës në FIFA
Kurti merr pjesë në përurimin e tri ndërtesave sociale në Pr...
Trump viziton sot Kinën për takime me Xi Jinping