Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MAShTI) ka njoftuar se nga dita e nesërme, 27 maj 2025, fillon procesi i aplikimit për Provimin e Maturës Shtetërore.
Aplikimi do të bëhet online, përmes platformës e-Kosova, dhe do të qëndrojë i hapur deri më 10 qershor 2025. Koordinatorët e shkollave do të kenë afat nga 1 deri më 11 qershor për të miratuar aplikimet e nxënësve.
Sipas njoftimit, testi i maturës do të zhvillohet më 21 qershor 2025 dhe do të përfshijë katër lëndë:
Gjuhë Shqipe
Gjuhë Angleze
Matematikë
Një lëndë me zgjedhje nga vetë nxënësi
Çdo lëndë do të përmbajë 25 pyetje, duke e çuar numrin total të pyetjeve në 100.
MAShTI ka bërë të ditur se rezultatet do të publikohen më 30 qershor 2025, ndërsa nxënësit që e kalojnë testin do të kenë mundësi ta shkarkojnë certifikatën digjitale përmes platformës e-Kosova.
Ministria u bën thirrje të gjithë maturantëve që të ndjekin me kujdes afatet dhe të sigurohen që aplikimi të realizohet me kohë dhe saktë.
Rreth 64 mijë aplikime nga diaspora për votimet e 28 dhjetor...
SHBA i cakton afat 2027-ën Europës që ta marrë drejtimin e m...
Shpërthejnë luftime vdekjeprurëse në kufirin midis Pakistani...
Presidenti i FFK-së, Agim Ademi: Nëse kualifikohemi, ky do t...
Zgjedhjet e 28 dhjetorit, sot afati i fundit për ta ndërruar...
Moti në Shqipëri