Gjykata Themelore në Prishtinë ka shpallur aktgjykim dënues ndaj Stefan Spasojeviq, të cilin e dënoi me 3 mijë euro gjobë për veprën penale “’Nxitja e përçarjes dhe mos durimit’’.
Spasojeviq akuzohej se në tetor të 2023-ës në Dren të Zubin Potokut kishte veshur bluzë me mbishkrime me motive nacionaliste- “Ne nuk do t’ua japim tokën e Car Dushanit”.
Shpallja e aktgjykimit u bë të hënën nga gjykatësi i rastit, Lutfi Shala pasi i akuzuari kishte arritur marrëveshje për pranim fajësie me Prokurorinë, raporton “Betimi për Drejtësi”.
Gjykatësi Shala njoftoi se Spasojeviq dënohet me gjashtë muaj burgim, por se me pëlqimin e të akuzuarit dhe sipas marrëveshjes së arritur mes tij dhe Prokurorisë Speciale, dënimi me burgim i shndërrohet në atë me gjobë prej tre mijë euro.
Dënimin me gjobë, i akuzuari obligohet ta paguajë në afat ligjor pas plotfuqishmërisë së aktgjykimit. Nëse dënimi me gjobë nuk paguhet, i njëjti zëvendësohet me burg.
I akuzuari obligohet që në emër të shpenzimeve të procedurës panale- të paushallit gjyqësor të paguajë 200 euro si dhe në emër të kompensimit të viktimave të krimit 100 euro.
Ndryshe, në shpallje të aktgjykimit nuk ishin prezent prokurori special Bekim Kodraliu, as i akuzuari Spasojeviq me mbrojtësin e tij, avokatin Shyqeri Syla.
Mungesë banesash në Zvicër: Një apartament 60-vjeçar ofrohet...
Varka me 20 emigrantë fundoset pranë bregdetit jugor të Kret...
Serbi: Familjet shqiptare kërkojnë drejtësi për të zhdukurit
Nuk u ndalua në pikën e kontrollit, policia e Cyrihut arrest...
Tragjedia në Zakynthos të Greqisë ku qeni mbyti 2 vjeçarin s...
“Mos më kërcëno!” – Londrimi i drejtohet Labinotit