Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit dhe Agjencisë së Regjistrimit Civil kanë nënshkruar marrëveshje për Përpunimin e të Dhënave Personale.
Sipas njoftimit, kjo marrëveshje u nënshkrua midis ushtruesit të detyrës së Kryeprokurorit të Shtetit, Besim Kelmendi dhe Zëvendësuesit të Drejtorit të Përgjithshëm të Agjencisë së Regjistrimit Civil, Blerim Camaj, shkruan Arbresh.info.
Kjo marrëveshje ka për qëllim të forcojë sigurinë, konfidencialitetin dhe integritetin e mbrojtjes së të dhënave personale përmes ndërlidhjes së sistemeve të përbashkëta.
Bashkëpunimi mes dy institucioneve gjithashtu do të përmirësojë cilësinë e shënimeve, do të mundësojë shkëmbimin e të dhënave në mënyrë të sigurt dhe do të koordinojë bashkërendimin në parandalimin e keqpërdorimeve dhe shkeljeve të të dhënave personale, respektivisht në mbrojtjen e të drejtave të qytetarëve.
“Ushtruesi i Detyrës së Kryeprokurorit të Shtetit, z. Besim Kelmendi, dhe Zëvendësuesi i Drejtorit të Përgjithshëm të Agjencisë së Regjistrimit Civil, z. Blerim Camaj, vlerësuan se kjo marrëveshje është e rëndësishme dhe mundëson një bashkëpunim të ngushtë dhe të qëndrueshëm në fushën e përpunimit të të dhënave personale”, thuhet tutje në komunikatë./Arbresh.info/

Mbrojtja: Asnjë provë kundër Thaçit, kërkohet lirimi i menjë...
Shqipëria humbet Muçin për ndeshjen me Ukrainën
Ish-Kongresmeni i SHBA-së, DioGuardi mesazh për Kombëtaren e...
Shembja e dheut, kryeprokurori i Prishtinës: Është intervist...
“Dardanët” dalin me njoftim sa i përket biletave për anëtarë...
Aksident mes dy veturave në Mitrovicë, lëndohen gjashtë pers...