Nga data 26 maj deri më 9 qershor 2025, Kosova do të mirëpresë ushtrimin ndërkombëtar “Defender Europe 25”, i cili organizohet dhe drejtohet nga Ushtria e Shteteve të Bashkuara për Evropë dhe Afrikë.
Ky është ushtrimi më i madh ushtarak që është zhvilluar ndonjëherë në rajon.
Ministri në detyrë i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka bërë të ditur se në këtë ushtrim do të marrin pjesë 29 shtete dhe rreth 25 mijë ushtarë. Ai theksoi se Forca e Sigurisë së Kosovës do të jetë pjesëmarrëse aktive në këtë operacion ndërkombëtar.
“Forca e Sigurisë së Kosovës pjesëmarrëse në ushtrimin më të madh ndërkombëtar të drejtuar nga Ushtria e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Evropë dhe Afrikë”, tha Maqedonci./Arbresh.info
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...