Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka lënë të hapur mundësinë e një bashkëpunimi me Lëvizjen Vetëvendosje, duke paralajmëruar se formimi i një shumice parlamentare është çështje kohe.
Gjatë një konference për media, Limaj u pyet për deklaratat e kryeministrit në detyrë dhe njëherësh kreut të VV-së, Albin Kurti, lidhur me takimet që kanë zhvilluar mes vete.
Në përgjigje, Limaj u shpreh optimist për zhvillimet politike në vend dhe theksoi rëndësinë e shumicës parlamentare për funksionimin e institucioneve.
“E vetmja rrugë është shumica parlamentare, ashtu siç ka ndodhur gjithmonë në Kosovë. Partia e parë duhet ta ketë shumicën në Kuvend për t’i shtyrë përpara agjendat e veta – qoftë për zgjedhjen e Kryetarit të Kuvendit apo të Qeverisë. Besoj që Kosova do ta ketë shumicën parlamentare shpejt,” tha Limaj, duke qeshur ndërsa largohej nga konferenca./Arbresh.info/
Hakerët iranianë sulmojnë Postën Shqiptare, Demo: Shërbimi v...
Pacolli paralajmëron: Krizat politike po rrezikojnë të ktheh...
Vëllai i Liridona Ademajt kërkon nga mediat të mos i publiko...
Sa shumë mund, sakrifica, pengesa e vështirësi për të ardhur...
Osmani: Krimet që harrohen, rrezikojnë të përsëriten
Zbulohet lokali me lojëra fati në Shkodër, një i arrestuar d...