Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, kolonel Gazmend Hoxha, ka pritur sot në një takim zyrtar përfaqësues të Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, duke theksuar bashkëpunimin e ngushtë mes institucioneve në fushën e sigurisë dhe rendit publik.
Në delegacionin amerikan morën pjesë atasheu i mbrojtjes kolonel AJ Berg, nënkoloneli Jonathan Shaw, si dhe atasheja e ICITAP-it nga Departamenti Amerikan i Drejtësisë, Kimberly Riffe.
Gjatë takimit, drejtori Hoxha i informoi të pranishmit për gjendjen aktuale të sigurisë në Kosovë, për angazhimet dhe përkushtimin e Policisë së Kosovës në ruajtjen e rendit, sigurisë publike dhe garantimin e një ambienti të sigurt për të gjithë qytetarët, pa dallim.
“Të pranishmit u informuan gjithashtu për arritjet e Policisë së Kosovës në fusha të ndryshme, duke përfshirë menaxhimin e sfidave të ndryshme që kanë përballuar gjatë viteve, të cilat janë menaxhuar dhe tejkaluar me sukses, falë profesionalizmit dhe bashkëpunimit me institucionet lokale dhe ndërkombëtare, si dhe partnerët nga SHBA. Në këtë takim, ndër të tjera, Policia e Kosovës theksoi bashkëpunimin e shkëlqyer me përfaqësuesit e SHBA-së dhe se ky partneritet në bashkëpunim dhe mbështetje do të avancojë më tej në fusha të ndryshme policore”, thuhet në njoftim./Arbresh.info
Kallas: Zgjedhjet në Kosovë po e shtyjnë dialogun me Serbinë
Shoferi në Gjilan ndëshkohet pas tejkalimit të rrezikshëm në...
Një person humb jetën në një vetaksident në Lloqan të Deçani...
Ish-gjyqtari: Real Madridi u vodh, ishte penallti e pastër
Shteti serb financon veteranët e Beretave të Kuqe, që luftua...
Çmimet e derivateve pa ndryshime nga dita e djeshme