Punëtorët e kompanisë “Pastrimi” kanë nisur grevën para objektit të Komunës së Prishtinës, në shenjë pakënaqësie dhe zgjedhjen emergjente të situatës financiare të rënduar të ndërmarrjes.
Zëdhënësi i komunës së Prishtinës, Donat Lushaku i ka ftuar për takim me kryetarin Përparim Rama dy punëtor të kompanisë, mirëpo të njëjtin kanë refuzuar ftesën, raporton Arbresh.info.
Kujtojmë se kompania “Pastrimi” ka ndërprerë tash e sa ditë grumbullimin e mbeturinave në kryeqytet.
Kjo pasi kjo kompani akuzon Komunën e Prishtinës për mospagesë të borxhit prej 2.7 milionë eurosh.
Akuza për borxh ndaj kompanisë është mohuar nga kryetari i Prishtinës, Përparim Rama duke e akuzuar ndërmarrjen për sabotazh./Arbresh.info
LEXO EDHE:
Abdixhiku reagon sërish: Mes shtetit ‘karate’, propagandës e...
Kurti pas daljes nga Kuvendi: Kam besim se presidenti zgjidh...
Rodrygo thotë se “konkurrenca e fortë” mes tij dhe Mbappes, ...
David Raya: Po të kisha qëndruar në Spanjë, do të punoja si ...
Abdixhiku tregon 15 nënshkrimet e LDK-së për Vjosa Osmanin
Manchester United shënon fitore ndaj Brentfordit