Policia e Kosovës njofton se ka realizuar një operacion të suksesshëm në Fushë Kosovë dhe Malishevë, duke arrestuar dy persona të dyshuar për përhapje të ideologjisë dhe propagandës terroriste në rrjetet sociale.
Në njoftim thuhet se operacioni është zhvilluar në bashkëpunim me Prokurorinë Speciale.
”Pas një pune operative-hetimore nga zyrtarët e Drejtorisë Kundër Terrorizmit të Policisë së Republikës së Kosovës, në koordinim me prokurorin kompetent të Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës (PSRK), sot në orët e hershme të mëngjesit është realizuar një operacion i suksesshëm policor”, thuhet në njoftim.
“Operacioni policor ka përfshirë dy (2) raste të ndara, që kanë rezultuar me tri (3) kontrolle të vendbanimeve në Fushë Kosovë dhe Malishëvë, si dhe dy (2) arrestime të personave të dyshuar, mbi dyshimin e bazuar për përfshirje në ‘nxitja e përçarjes dhe mosdurimit’ dhe shpërndarje e propagandës dhe ideologjisë për organizata terroriste, duke përdorur rrjetet sociale. Të gjitha veprimet e mëtejme do të ndërmerren në bashkëpunim dhe koordinim me organet e drejtësisë”, njofton policia./Arbresh.info
Skandali me masakrën e Dubravës, Rama ia pezullon lejen eksp...
Kushtetuesja rrëzon kërkesën e PDK-së për pezullimin e liber...
‘‘Respekto rregullat, ruaj jetën’’, Policia realizon fushatë...
Qeveria mban mbledhje elektronike, miraton disa Projektligje
Gimbo rikthehet në BBVA, Selin i hidhet në krahë
Dorëzohet në polici Fazli Ndrecaj, i kërkuar për 500kg drogë