Punëtorët e Kompanisë “Pastrimi” kanë nisur grevën e para ndërtesës së Komunës së Prishtinës.
Në njoftimin e Shoqatës Sindikale të “Pastrimit” për grevën, thuhej se qëllimi i saj është shprehja e pakënaqësisë dhe kërkesës për zgjidhje emergjente ndaj situatës së rëndë financiare ku është futur ndërmarrja, “si pasojë e mosshlyerjes së obligimeve financiare nga Komuna”.
“Formati i tubimit: Pjesëmarrës: rreth 300 punëtorë dhe të punësuar të KRM “Pastrimi”; Vendndodhja: përreth objektit të Komunës së Prishtinës, me qëndrim të vazhdueshëm; Do të përdoren rreth 20 kamionë, të cilët do të parkohen në mënyrë të rregullt dhe pa bllokuar rrugët emergjente; Greva do të jetë paqësore, pa ndërhyrje në veprimtarinë e organeve publike, dhe në koordinim me autoritetet policore”, thuhej në njoftim.
Kujtojmë se kompania “Pastrimi” ka ndërprerë tash e sa ditë grumbullimin e mbeturinave në kryeqytet.
Kjo pasi kjo kompani akuzon Komunën e Prishtinës për mospagesë të borxhit prej 2.7 milionë eurosh.
Kjo është mohuar nga kryetari i Prishtinës, Përparim Rama duke e akuzuar ndërmarrjen për sabotazh./Arbresh.info

Paralajmërimi i ambasadës së SHBA-së, MIA: S’ka informacione...
“Do ngremë kompaninë publike për naftën”, Rama: Do të futemi...
48-vjeçari shqiptar dënohet me 25 vjet burg për trafikim dro...
Oferta të ndryshme për Lewandowskin, ndër to edhe Barça
Furnizoi me naftë avionët amerikanë, Irani paralajmëron Bull...
Familjarët mbushin gjykatën në Greqi për tragjedinë e rëndë ...