Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka pritur në takim studentë nga Harvard Kennedy School.
Në llogarinë e tij në Facebook, Rama ka publikuar një video nga ky takim teksa ka theksuar se studentët kanë shprehur interesim të mësonin rrugën e transformimit të Shqipërisë.
“MIRËMËNGJES dhe me këtë videokartolinë mikpritjeje në Kryeministri, të studentëve nga Harvard Kennedy School – një ndër institucionet më prestigjioze në botë të studimeve për politikat publike dhe qeverisjen – të cilët ishin shumë të interesuar të mësonin mbi rrugën e transformimit të madh të Shqipërisë, ju uroj një ditë të mbarë”, ka shkruar Rama./Arbresh.info
Sulmuan zyrtarët policorë, arrestohen dy të dyshuar në Klinë
Zhduket një vajzë në Prizren
Tre persona arrestohen në Suharekë, dyshohen se rrëmbyen dhe...
Arrestohet në Kroaci dhe ekstradohet në Kosovë një person i ...
Parashikimi i motit për këtë të diel në Shqipëri
Horoskopi sot – Çfarë parashikojnë yjet për ju?