Kryetari i Nismës për Kosovën, Fatmir Limaj, ka thënë se ka fakte të mjaftueshme për të nisur hetim ndaj linçimeve dhe akuzave që po behën ndaj rasteve të fundit të MTPT’së.
Limaj ka thënë se nuk kalohen këto çështje me llafe dhe kafe, por sipas tij këtu duhet të vihet drejtësia dhe ligji. ” Nuk dua të merrem me kafe e llafe. Dua të flas drejtësia dhe jo politika”, ka thënë Limaj.
Ai ka thënë se deri me tani institucioni i vetme që nuk është korruptuar dhe ka mbetur i dinjitetshëm është Avokati i Popullit. Siç ka thënë ai tjerët institucione janë të kapura dhe të korruptuara.
” Në këtë vend nuk është mbetur ti besohet askujt. Institucionet janë të kapura dhe te korruptuara komplet”, ka thënë Limaj.
Kurse, sa i përket rasteve të fundit të MTPT’së Limaj ka përsëritur se ka fakte të mjaftueshme për të nisur hetim ndaj linçimeve dhe akuzave që po behën.
Ai ka thënë se liderët tanë në tema të renda e kanë zakon të heshtin, derisa sipas tij për të prerë shirita janë të parët.
Krimi në Lezhë: Vriten burrë e grua, s’dihet ende motivi
Rilind Nivokazi vazhdon formën e jashtëzakonshme, shënon në ...
Eberl e bën të qartë: Olise është i paprekshëm
Nico Paz rikthehet te Real Madrid, vendimi tashmë është marr...
Fillojnë punimet në rrugën e Korishë-Kabash, investim 4.1 mi...
Dyshohet për dy të vrarë në Lezhë të Shqipërisë