Aksident në autostradën “Ibrahim Rugova”, tre persona të lënduar

12:50 | 20 Maj 2025
E.K

Një aksident trafiku ka ndodhur sot në autostradën “Ibrahim Rugova”, ku janë përfshirë një kamion dhe dy automjete me targa vendore.

Sipas zëdhënësit të Policisë së Kosovës, Daut Hoxha, tre persona kanë pësuar lëndime trupore dhe janë dërguar menjëherë me autoambulancë për tretman mjekësor.

“Rreth orës 09:20 në Autostradën “Dr. Ibrahim Rugova” Suharekë-Duhël, KM-37 është shkaktuar aksident trafiku me lëndine në mes një kamioni dhe dy automjeteve me taraga vendore. Si pasojë e aksidentit tre (3) persona kanë pësuar lëndine trupore, të cilët me autoambulancë janë dërguar për tretman mjekësor. Autostrada Suharekë-Duhël ka qenë e bllokuar perkohsisht. Në vendin e ngjarës kanë dalur njësit përkatëse policore te cilat edhe janë marr me hetimet per shkaktaret e aksidentit. Rruga tani është liruar per qarkullim”, tha ai./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme