Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, është kërcënuar me jetë përmes një mesazhi të dërguar në adresën elektronike zyrtare të Presidencës.
Lajmi është konfirmuar nga burime zyrtare, ndërsa rasti është duke u trajtuar nga institucionet përkatëse të sigurisë.
Lidhur me këtë rast ka reaguar edhe bashkëshorti i presidentes, Prindon Sadriu, i cili përmes një postimi në Facebook ka dënuar ashpër kërcënimet, duke theksuar se ato nuk janë të izoluara, por pjesë e një serie kërcënimesh të vazhdueshme.
“Kur këto përsëriten, nuk janë më thjesht fjalë. Janë sistem. Janë strategji. Dhe mbi të gjitha: janë pasojë direkte e mosveprimit. Sepse askush nga kërcënuesit nuk është përballur me drejtësinë. Asnjë veprim. Asnjë përgjegjësi. Dhe kur institucionet përkatëse heshtin, dhuna natyrshëm që flet. Kur institucionet përgjegjëse nuk mbrojnë, kërcënuesit ndihen të sigurt”, vijon postimi./Arbresh.info
Gjermania hedh poshtë pretendimet e SHBA për Evropën: Ne nuk...
BE mirëpret betimin e kryetarëve në komunat e veriut
Osmani uron Tajlandën për Ditën Kombëtare: Mezi pres të forc...
Milaim Zeka paraqitet në SPAK
Surprizohen fëmijët e shtrirë në Pediatri, “Super-heronjtë” ...
PDK-ja në Ferizaj publikon listën me kandidatët për deputetë