Deputetët e zgjedhur nga zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit do të mblidhen sërish nesër në Kuvendin e Kosovës, në përpjekjen e 19-të për konstituimin e Legjislaturës së nëntë.
Vazhdimi i seancës konstituive është caktuar të nisë në orën 10:30.
Përpjekja e fundit, e zhvilluar të hënën, dështoi për herë të 18-të radhazi për shkak të mungesës së kuorumit.
Kryesuesi i Kuvendit, Glauk Dehari, kishte ftuar përfaqësuesit e disa partive parlamentare – PDK, LDK, Lista Serbe dhe AAK-Nisma Socialdemokrate – që të propozonin anëtarët e tyre për komisionin zgjedhor, i cili ka për detyrë organizimin e votimit të fshehtë për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit.
Këto subjekte, megjithatë, nuk dorëzuan propozimet e kërkuara.
Përbërja e komisionit me anëtarët e propozuar në seancat e mëparshme u hodh në votim, ku morën pjesë 53 deputetë.
Nga ta, 52 votuan në favor dhe një ishte kundër, pa asnjë abstenim. Megjithatë, numri i votave nuk ishte i mjaftueshëm për të siguruar kuorumin e nevojshëm, dhe si rrjedhojë seanca u ndërpre./Arbresh.info
Aksident i rëndë në Itali, humb jetën 62-vjeçarja shqiptare,...
Nga Barcelona te Borussia Dortmund, të gjithë të ‘çmendur’ p...
Orban në prag të zgjedhjeve po merr përkrahje nga influencer...
Kusari-Lila: Uroj të stabilizohet çmimi i naftës, mekanizmi ...
Dërrasat zënë dy punëtorë në Strellc të Deçanit, njëri vdes,...
Presidenti i Irani: Parimet e dëshiruara tonat u pranuan në ...