Dy persona janë arrestuar në Gjilan pasi janë zënë duke kontrabanduar dy migrant shtetas të huaj, raporton Policia e Kosovës.
Sipas policisë, të dyshuarit kanë deklaruar se shtetasit e huaj i kanë marrë në afërsi të kufirit me Serbinë, shkruan Arbresh.info.
Të dyshuarit janë dërguar në mbajtje ndërsa dy shtetasit e huaj janë liruar.
“Gjilan / 19.05.2025 – 22:15. Njësia policore ka urdhëruar një veturë për ndalim, por e njëjta ka tentuar ti shmanget patrullës. Nga njësia policore është arritur të ndalohet vetura të cilët e drejtonte i dyshuari mashkull kosovar, ndërsa pasagjer ishin një mashkull kosovar dhe dy shtetas të huaj. Të dyshuarit kosovarë kanë deklaruar se shtetasit e huaj i kanë marrë në afërsi të kufirit me Serbinë. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori që ka urdhëruar që dy të dyshuarit kosovarë të dërgohen në mbajtje, dhe të njëjtëve u është sekuestruar vetura dhe tre telefona celularë. Ndërsa, shtetasve të huaj pasi u është lëshuar vërtetim qëndrimi nga Njësia për Migrim janë liruar”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës./Arbresh.info
Italia merr pjesë në Bordin e Paqes, Meloni përballet me kri...
Kurti: Buxheti i 2026 përfshinë rritjen e pensioneve e shtes...
Maqedonci reagon ndaj deklaratave të gjeneralit serb: FSK nu...
Kurti paralajmëron se sot do të nisin bisedimet për “Preside...
Kryeministri Kurti e pret sot Edi Ramën në Qeveri
Ellis: Kryerja e krimeve nga Policia Ushtarake nuk është pro...