Liderët e 47 vendeve dhe organizatave evropiane ndodhen këtë të premte në Tiranë për një samit njëditor në kryeqytetin e Shqipërisë, për të diskutuar sfidat e sigurisë dhe mbrojtjes në të gjithë kontinentin, me agresionin e plotë të Rusisë ndaj Ukrainës në krye të agjendës.
Vendet e Ballkanit Perëndimor shpresojnë se në Samitin e Komunitetit Politik Evropian do të bisedohet edhe për zgjerimin e Bashkimit Evropian.
Në këtë Samit, i cili mban moton: “Evropa e re në një botë të re: unitet – bashkëpunim – veprim i përbashkët”, do të diskutohet edhe për mënyrat për ta përmirësuar konkurrueshmërinë e kontinentit dhe për të përballuar emigracionin e paautorizuar.
Në sheshin “Skënderbej” ku është ngritur edhe Shtëpia e Europës, u zhvillua ceremonia e mikpritjes me tapet të kuq e liderëve pjesëmarrës në Samitin e VI të Komunitetit Politik Europian, nga kryeministri Edi Rama, i cili është mikpritësi i Samitit./rtsh

Moti sot i vranët dhe me intervale me diell
I ndalet rryma në Klinë, Bedri Hamza kërkon që më 28 dhjetor...
Durmishi: Autostrada e Gjilanit përfundon brenda një viti
Specialja s’ia lejon Salih Mustafës ta vizitojë babën, OVL: ...
Labi e akuzon Jasminën se e shtyu
Ulutash: NATO që dy vite kërkon që sulmuesit e Banjskës të s...