Deputeti i AAK-së, Bekë Berisha, ka deklaruar pak para vazhdimit të seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës se si parti nuk presin ndonjë rezultat të rëndësishëm nga takimi i sotëm i presidentes Vjosa Osmani me liderët e partive politike.
“Nuk besoj që ka me zgjidhë diçka te presidentja sepse partitë politike janë deklaru para atij takimi. Ne kemi dhënë propozime boll, por nuk janë marrë parasysh”, tha ai para seancës së Kuvendit.
Ndryshe, Presidentja Osmani do të takohet sot me liderët e disa partive politike për të diskutuar mundësitë për daljen nga ngërçi politik që ka bllokuar Kuvendin.
Ky do të jetë tentimi i 16-të për konstituimin e Kuvendit të Kosovës.
Osmani i bashkohet Marshit për Drejtësi, përshëndetet me Ham...
Vritet në Londër nipi i këngëtares kosovare, disa të arrestu...
“Kosova e shpalli pavarësinë, ne e njohëm”, momenti kur Bush...
Osmani jep mbështetje për marshin “Drejtësi, jo politikë”
Kurti: Lufta e UÇK-së ishte luftë e kulluar çlirimtare ̵...
Rifat Jashari pritet me duartrokitje nga qytetarët në paraka...