Tirana pret liderët europianë për Samitin e Komunitetit Politik Europian i cili mbahet për herë të parë në vendin tonë më 16 Maj.
Disa prej kryeministrave europianë pritet të mbërrijnë që sot për të zhvilluar takime me kryeministrin shqiptar, Edi Rama.
Këtë të enjte, një ditë përpara Samitit të Komunitetit Politik Evropian vjen edhe kryeministri britanik Keir Starmer.
Nga Tirana ai pritet të shpallë masa të mëtejshme për të penguar emigrimin e paligjshëm dhe për të goditur organizatat kriminale të përfshirë në trafikun e njerëzve drejt Britanisë së Madhe.
Mbërritja e pjesëmarrësve në samit do të jetë përpara Muzeut Kombëtar për t’iu drejtuar godinës së Operës nga ku do të mirëpritën prej kryeministrit Edi Rama.
Më pas të gjithë së bashku do t’i drejtohen ambienteve të ndërtuara enkas për këtë samit pas monumentit të Skënderbeut.
Pjesa ballore e këtij ambienti është veshur me vizatime të nxënësve shqiptarë se si ata e perceptojnë Europën.
Fillimisht, liderët do të mblidhen në një seancë plenare dedikuar sigurisë dhe një vizioni të përbashkët për të ardhmen e Europës.
Më pas, do të zhvillohen tri tryeza të nivelit të lartë mbi temat: siguria e Evropës dhe qëndrueshmëria demokratike; konkurrueshmëria dhe siguria ekonomike përfshi sfidat e lëvizshmërisë si dhe fuqizimi i të rinjve.
Programi i plotë:
Programi i samitit nis në orën 10:00 me mbërritjen e delegacioneve dhe deklaratat për media, pasuar nga ceremonia zyrtare e hapjes në orën 11:00 dhe fotografia familjare në orën 11:30.
Më pas, do të zhvillohen sesioni i parë plenar, një drekë zyrtare dhe tryeza tematike. Pasdite do të ketë takime dypalëshe mes krerëve të delegacioneve dhe një sesion përmbyllës plenar.
Ngjarja do të mbyllet me një konferencë të përbashkët për shtyp në orën 18:30 nga Kryeministri i Shqipërisë dhe Kryeministri i Danimarkës, vendi pritës i samitit të ardhshëm./tch
A do të bashkëpunojnë VV dhe Nisma për konstituimin e Kuvend...
Egli Tako ‘ndez debat’ me deklaratën në një koncert: A ka sh...
Restelica bëhet me depo mbeturinash
Flet njëri nga personat me trup të shkurtër për trajtimin që...
Alergjitë dhe stina e lindjes – A tregon sezoni i viti...
Festa e ditëlindjes së Yamalit, ylli i Barçës përballet me p...