Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Armend Muja, ka kritikuar Lidhjen Demokratike të Kosovës.
Sipas tij, LDK-ja mbron vetëm grupet e interesit dhe kësisoj, sipas tij, kjo parti politike është kontradiktore në logjikë.
“Kur qeveria ‘Kurti’ bëri Ligjin për çmimet tavan që marketet mos me i rritë çmimet sa të duan, LDK-ja e çoi në Gjykatë Kushtetuese, duke thënë se janë për ekonomi të tregut. Tash kur disa kompani do të dalin në treg të hapur të energjisë, LDK-ja thotë jo nuk bën të dalin në treg të hapur. LDK-ja është kontradiktore në logjikë, por konsistente në mbrojtjen e grupeve të interesit”, ka theksuar ai.
Ndryshe, deputetët e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), të mbështetur edhe nga deputetë të tjerë opozitarë, kanë dorëzuar sot një kërkesë zyrtare në Zyrën e Rregullatorit për Energji (ZRRE), duke kërkuar anulimin ose shtyrjen e vendimeve për largimin e rreth 1300 bizneseve nga tregu i rregulluar dhe për rritjen e çmimit të energjisë për konsumatorët familjarë.
Mbretëria e Bashkuar renditet e fundit në Eurovision 2026 me...
Aprovohen rreth 100 mijë kërkesa për votim jashtë Kosovës, p...
Katër të vrarë nga sulmet me dronë në disa rajone ruse, përf...
Haradinaj përkujton Mentor Tolajn në 35-vjetorin e rënies
Rama: Së shpejti hapen kapituj të rinj të negociatave
MINT publikon çmimet e derivateve