Nxënësi i Shkollës Ndërkombëtare Maarif të Kosovës, Dega e Prishtinës, Hasen Gashi, ka arritur një sukses të jashtëzakonshëm në Olimpiadën Ndërkombëtare “Hi-Lingua”, që u mbajt në Paris nga data 7 deri më 12 maj 2025.
Ai ka përfaqësuar me krenari shkollën dhe ka sjellë pesë medalje, duke treguar përkushtim dhe talent të jashtëzakonshëm në këtë garë ndërkombëtare, shkruan Arbresh.info.
“Në datat 7–12 maj 2025, në Paris të Francës u mbajt Finalja e Madhe e Olimpiadës së 3-të Ndërkombëtare “Hi-Lingua”, ku nxënësi i Shkollave Ndërkombëtare Maarif të Kosovës nga Dega e Prishtinës, Hasen Gashi, përfaqësoi me krenari shkollën tonë dhe arriti një sukses të jashtëzakonshëm”, thuhet në njoftimin e shkollës.
Haseni u vlerësua me pesë çmime të rëndësishme.
“Falë përgatitjes së shkëlqyer dhe performancës së tij të dalluar, Haseni u vlerësua me pesë medalje: medalje e artë në Testin Final, medalje e artë në Quiz Show, medalje e artë në Debat, si dhe medalje e bronztë në Lojëra të Jetës së Përditshme dhe medalje e bronztë në Shkrim Eseje”, thuhet në njoftim./Arbresh.info

Marta Kos viziton Kosovën, nesër takon Kurtin dhe Haxhiun
Zëvendëspresidenti i Iranit: Ngushtica e Hormuzit na përket ...
27 vjet nga masakra në Qyshk të Pejës
Kurti merr pjesë sot në vendosjen e gurthemelit të Parkut In...
Vance: SHBA po ‘bën përparim’ në bisedimet me Iranin
Të enjten mot me diell e vranësira, temperatura deri në 22°C