Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme Xhelal Sveçla ka njoftuar se në platformën e-Kosova janë lansuar edhe dy shërbime të reja.
Me anë të një postimi në Facebook, Sveçla tha se nga sot e tutje përmes platformës e-Kosova do të mundësohet online procedimi i kërkesës për njohjen e statusit të personave me aftësi të kufizuara dhe kërkesa për njohjen e statusit për personat e verbër.
“Me qëllim të ofrimit të shërbimeve efikase për qytetarët tanë e veçanërisht për ata e ato që kanë më shumë nevojë për mbështetjen tonë në tejkalimin e çdo sfide, nga sot e tutje përmes platformës e-Kosova do të mundësohet online procedimi i kërkesës për njohjen e statusit të personave me aftësi të kufizuara dhe kërkesa për njohjen e statusit për personat e verbër. Do të punojmë pa u ndalur në digjitalizimin e çdo procesi që të lehtësojmë mëtej jetesën dhe zhvillimin e qytetarëve tanë”, shkroi Sveçla./Arbresh.info
Propozimi që ndërtesës në Ambasadën amerikane në Kosovë t...
Haxhiu reagon pas sulmit në Skenderaj
Kurti: Opozita po bllokon reformat dhe po rrezikon miliona e...
Spitali i Mitrovicës jep detaje për gjendjen e Hysni Mehanit...
REL: SHBA’ja i jep dritën e gjelbër armatimit për Kosovën me...
Klubi i madh europian vendos në shitje gjithë skuadrën – për...