Hasani: BE të ketë veprime të qarta ndaj Serbisë, mund të jetë vonë dikur për Ballkanin

18:03 | 10 Maj 2025
Q L

Adelina Hasani nga Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë ka theksuar se Bashkimi Evropian nuk duhet të dërgojë vetëm mesazhe nga presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, sipas saj, ata duhet të ndërmarrin veprime ndaj tij.

Në Info Magazine të Klan Kosovës, ajo ka folur për pjesëmarrjen e Vuçiqit në paradën e Rusisë më 9 maj, siç e quajnë rusët në Ditën e Fitores.

“Për momentin ku jemi ne është jashtëzakonisht e rëndësishme nga Bashkimi Evropian për të marrë hapa konkret që nuk i kemi pasë në të kaluarën. Në të kaluarën ka qenë pak më e lehtë sepse kanë qenë Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe kanë garanc edhe të aspektit të sigurisë dhe të ekonomisë, kjo është duke ndryshuar”.

“Evropa është duke u gjetur në një moment që duhet të krijojë unitetin, dhe është momenti që jo vetëm të kanë mesazhe për Serbinë, por edhe veprime sepse mungesa e veprimeve do t’i shtyjë edhe testimin e kufirit se deri ku mundet të shkojë e këtu mundet ta marrë edhe Rusinë prapa vetes, jemi duke parë se shumë vende janë duke i testuar konfliktet e reja nëse e shohim konfliktin mes të Indisë dhe Pakistanit, në vende të ndryshme të botës këto po testohen”, ka theksuar Hasani.

Ndër tjera, Hasani ka shtuar se nëse nuk vijnë ato veprime të qarta nga BE-ja për Serbinë mund të jetë vonë për Ballkanin Perëndimor.

“Nëse nuk vjen një veprim i qartë nga Bashkimi Evropian, sidomos për veprimet e fundit, mundet me qenë vonë për të gjithë Ballkanin Perëndimor. Po e shohim se ka një lloj revolte të brendshme në Bashkimin Evropian që nuk kanë qenë kaq shumë rigoroz në të kaluarën, po besoj kjo do t’i shndërrojë në diçka konkrete përndryshe rreziku është shumë më i madh se sa në të kaluarën sepse situata gjeopolitike po ndryshon shumë”, u shpreh Hasani.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme