Riho Terras, raportuesi i Kosovës në Parlamentin Evropian, ka bërë një deklaratë të rëndësishme lidhur me vizitën e planifikuar të presidentit të Këshillit të BE-së, Antoni Costa, në Serbi më 13 maj.
Ai ka bërë të ditur se ka marrë iniciativën dhe së bashku me kolegët e tij në Parlamentin Evropian, janë duke mbledhur nënshkrime për të kërkuar që Costa të anulojë këtë vizitë.
“Është e papranueshme që presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, të marrë pjesë në paradën ushtarake të presidentit rus Vladimir Putin. Kjo pjesëmarrje është në kundërshtim të drejtpërdrejtë me vlerat që Bashkimi Evropian mbron dhe tregon një mbështetje për gjenocidin që po ndodh në Ukrainë,” shkroi Terras në platformën X.
Ai theksoi se veprime të tilla nuk mund të kalojnë pa pasojë, duke kërkuar që BE të mbajë qëndrim të fortë ndaj çdo akti që mund të minojë stabilitetin dhe vlerat evropiane.
Ndryshe, presidenti i ri i Këshillit Evropian, António Costa, do të ndërmarrë një vizitë zyrtare në të gjitha gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor gjatë javës së ardhshme, nga data 12 deri më 16 maj 2025, me qëllim forcimin e bashkëpunimit dhe riafirmimin e përkushtimit të Bashkimit Evropian ndaj rajonit.
Vizita kulmon më 16 maj në Tiranë, ku Presidenti Costa do të bashkë-organizojë Samitin e gjashtë të Komunitetit Politik Evropian (EPC).
KQZ: Deri tani 63,997 votues nga diaspora janë regjistruar p...
FIFA nderon Trumpin me Çmimin e Paqes: Lidershipi i tij gara...
Publikohet marrëveshja në letër e Vetëvendosjes me tri parti...
Obiliq: Arrestohet një person për vjedhje të rëndë në pompë ...
KFOR-i forcon aktivitetet në mbështetje të sigurisë në të gj...
Gjobë 500 euro, pikë negative e ndalim i drejtimit të automj...