Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot rreth orës 10:00 në rrugën “Mejdi Xhaferri” në Ferizaj, ku një 19-vjeçar dyshohet se ka plagosur me armë zjarri motrën e tij 25-vjeçare.
Sipas njoftimit të Policisë Rajonale të Ferizajt, pas marrjes së informacionit, njësitë policore kanë ndërmarrë veprime të shpejta dhe kanë arritur ta lokalizojnë dhe arrestojnë të dyshuarin.
“Rreth orës 10:00, Policia Rajonale e Ferizajt ka pranuar një informacion për një plagosje me armë zjarri në rrugën “Mejdi Xhaferri” në Ferizaj. Dyshohet se personi E.M. (19 vjeç, M/K) ka plagosur motrën e tij 25-vjeçare dhe është larguar nga vendi i ngjarjes. Pas një veprimi të shpejtë policor, i dyshuari është lokalizuar dhe arrestuar”, thuhet në njoftim.
Viktima, pas ndihmës së parë në Emergjencën e Ferizajt, është dërguar për trajtim të mëtejshëm mjekësor në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës në Prishtinë dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetë.
Motivi i incidentit ende mbetet i panjohur./Arbresh.info
Nis mbledhja e Kryesisë, në rend dite caktimi i seancës së r...
Ministri i Jashtëm i Belgjikës nis vizitë 6-ditore në Ballka...
Janë anuluar seancat e planifikuara për këtë javë në gjyki...
SHBA dhe Irani mund të rifillojnë bisedimet këtë javë
Të paktën 11 të vrarë nga sulmet izraelite në Libanin jugor
Vritet 20-vjeçari në Suedi, raportohet se është shqiptar