Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Vlora Çitaku, ka reaguar ndaj deklaratës së kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, i cili tha se nuk ka krizë institucionale.
Çitaku ka theksuar se për Kurtin nuk ka krizë as institucionale dhe as politike, duke shtuar se ai po e injoron edhe krizën ekonomike që po kalon vendi.
“Ndërkohë, zgjedhjet kanë përfunduar para më shumë se tre muajsh, dhe Kosova është ende pa Kuvend funksional dhe pa Qeveri legjitime. Për Albinin nuk ka krizë, as institucionale, as politike. Ashtu siç nuk sheh krizë ekonomike, nuk sheh as rritje të çmimit të energjisë, e as të kostos së jetesës. Shkurt e shqip, gjithçka në rregull paska thënë ai”, th ajo./Arbresh.info
Takimi me Kurtin për Presidentin, Hamza: Nuk mbështesim kand...
Çështja e Presidentit, Kurti nesër takohet me Abdixhikun
Kurti pret në takim Hamzën, flasin për çështjen e presidenti...
Kërkohet paraburgim ndaj të pandehurit për fajde
Kristjan Asllani asiston në ndeshje ndaj Goztepes
Qarkulloi rreth 2 milionë euro, arrestohet administratorja p...