Komisioni Evropian ka “nisur punën” drejt heqjes graduale të masave ndëshkuese ndaj Kosovës, është konfirmuar nga ky institucion.
Në një përgjigje me shkrim për mediat, nga zyra për shtyp e Komisionit Evropian theksohet se po punohet drejt heqjes graduale, të kushtëzuar dhe të kthyeshme të masave.
Konfirmohet gjithashtu se kësaj faze i ka paraprirë një shkëmbim qëndrimesh mes shteteve anëtare të BE-së gjatë takimit të ministrave të jashtëm në prill.
Siç merret vesh jozyrtarisht nisja e heqjes graduale, për momentin, është më shumë simbolike se sa substanciale.
Bashkimi Evropian ka zhbllokuar funksionimin e nënkomiteteve me Kosovën dhe ka rifilluar asistencën teknike nga Fondi i Investimeve për Ballkanin Perëndimor.
Sipas disa burimeve diplomatike në Bruksel, ky është maksimumi që BE mund të ofrojë aktualisht, pasi për heqjen e plotë të masave kërkohet pajtimi unanim i të gjitha shteteve anëtare. Për një konsensus të tillë, thuhet se nevojiten veprime të qarta të autoriteteve të Kosovës, në përputhje me konkluzionet e dhjetorit, ku u theksua se heqja e graduale e masave do të ndodhë paralelisht me hapat konkret të autoriteteve kosovare drejt uljes së tensioneve në veri të vendit./rtk
Parandalohet futja e paligjshme e 200 kg mish dyneri në Koso...
Kreu i KQZ-së zotohet për proces profesional zgjedhor
LDK garon me numrin 113, Abdixhiku: Numër i bashkimit dhe ri...
Bedri Hamza: PDK garon me numrin 125, për seriozitet, punë d...
Këta janë numrat e subjekteve politike për zgjedhjet e 7 qer...
Hamza takon kandidatët për deputetë: Kosova ka nevojë për st...