Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (OVL e UÇK-së) ka reaguar ashpër ndaj paralajmërimit për vizitën e Kryetares së Gjykatës Speciale në Prishtinë më 13 maj, duke e cilësuar këtë veprim si “provokim të qëllimshëm dhe fyerje të rëndë ndaj historisë dhe luftës sonë çlirimtare”.
Sipas OVL-së, kjo datë ka një peshë të veçantë historike për shqiptarët, pasi më 13 maj përkujtohet themelimi i UDB-së – të cilën e cilësojnë si “përndjekësi më i egër i shqiptarëve” – si dhe rënia heroike e Tahir dhe Nebih Mehës në Prekaz.
“Të vish në këtë datë, në këtë tokë, me agjendë të njëanshme e pa ndjeshmëri historike, është ofendim për çdo luftëtar dhe për çdo Familje Dëshmori”, thuhet në reagimin e OVL UÇK.
Më tej, organizata e veteranëve ka përsëritur kritikat ndaj Gjykatës Speciale, duke e quajtur atë një “padrejtësi të institucionalizuar” që ndjek vetëm një palë, duke anashkaluar krimet e kryera nga forcat serbe gjatë luftës në Kosovë. “Ajo nuk sjell drejtësi, por hakmarrje politike”, theksohet në reagim.
Në deklaratë gjithashtu shprehet shqetësimi për, siç thuhet, “paraburgimin e zgjatur dhe të padrejtë” të krerëve të UÇK-së dhe për pengesat që ata po përballen gjatë mbrojtjes së tyre ligjore.
“Lufta e UÇK-së ka qenë e pastër, e drejtë dhe e domosdoshme. Kosova nuk ka për çka të turpërohet. Ne nuk do të heshtim! Liri për luftëtarët tanë!”, përmbyllet deklarata e OVL-së.
Ndryshe, Kryetarja e Dhomave të Specializuara të Kosovës me seli në Hagë, Ekaterina Trendafilova, do të qëndrojë të martën për vizitë në Kosovë, ku do të mbajë një konferencë për media.
Lexo edhe:
Aksident mes dy veturave në Soponicë të Kaçanikut, lëndohen ...
Aksident në fshatin Doganaj të Kaçanikut, motoçiklisti lëndo...
Izraeli bombardon burgun famëkeq të Iranit
Policia sekuestroi pesë armës zjarri gjatë javës së kaluar n...
Vuçiq: Serbia e ka ndalur eksportin e armëve
Zyrtare: Ballkani përforcohet me mbrojtësin kroat Ivica Bata...