Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj e ka uruar Papa Leon XIV, për zgjedhjen në krye të Selisë së Shenjtë.
Nëpërmjet një postimi në Facebook, Haradinaj uron që nën udhëheqjen e tij të ndodhë edhe njohja e Kosovës nga Selia e Shenjtë, shkruan Arbresh.info.
“Urimet më të përzemërta Shenjtërisë së Tij, Papa Leo XIV, për zgjedhjen në krye të Selisë së Shenjtë. Lutemi që udhëheqja e tij të jetë e bekuar me paqe dhe drejtësi, për të mirën e mbarë njerëzimit dhe për një botë të bashkuar rreth vlerave të paqes. Urojmë që nën udhëheqjen tij të ndodh edhe njohja e Kosovës nga Selia e Shenjtë”, ka shkruar kreu i AAK-së.
Dy të plagosur me armë zjarri në Veternik, dërgohen në QKUK
Kurti: Projektligji për Çmimet Tavan nuk synon të pengojë zh...
77 vjet nga themelimi i NATO-s
Dogana kap cigare elektrike të padeklaruara në Merdare, me v...
Rruga Pejë-Kullë-Rozhajë e pakalueshme për kamionë, shkak re...
Rrëzohet një aeroplan privat në Brazil, katër të vdekur