Interi eliminoi Barcelonën nga gjysmëfinalja e Ligës së Kampionëve të martën mbrëma duke e mposhtur 4-3 pas vazhdimeve.
Kështu Interi arriti kualifikimin për në finalen e madhe. Padyshim merita të mëdha pati edhe kapiteni Lautaro Martinez, i cili shënoi një gol dhe fitoi një penallti, shkruan Arbresh.info.
Zëvendës-presidenti i Interit, Javier Zanetti ka folur lidhur me atë ndeshje dhe suksesin e Interit këtë sezon. Ndër të tjera ai tha se Lautaro mund të jetë fitues i ‘Topit të Artë’ këtë sezon.
“Në ndeshjen ndaj Barcelonës, Lautaro dha çdo gjë deri sa u zëvendësua. Ai është shumë i rëndësishëm për Interin dhe Argjentinën. Ai gjithmonë e jep më të mirën. Dhe nuk ka dyshim se ai mund ta fitojë ‘Topin e Artë’. Ai është i lumtur këtu, ndihet i vlerësuar dhe i rëndësishëm”, ka deklaruar ish-kapiteni i Interit, për Radio La Red.
Lautaro Martinez këtë sezon ka luajtur në total 13 ndeshje në Ligën e Kampionëve teksa ka shënuar nëntë gola dhe dhuroi dy asistime.
Në finale, Interi do të takohet me Parisin dhe nëse zikaltrit fitojnë Ligën e Kampionëve padyshim Lautaro mund të hyj fuqishëm në garën për Topin e Artë.
Finalja e Ligës së Kampionëve luhet me 31 maj në “Allianz Arena”./Arbresh.info
OVL UÇK konfirmon protestën më 13 dhjetor në Shkup
PDK ankohet te PZAP-ja për vendimin e KQZ-së për votimin jas...
Qeveria në detyrë ndan mbi 141 mijë euro për projekte me OKB...
Putin paralajmëron nga Nju Delhi: Zgjerimi i NATO-s kërcënon...
Ambasada gjermane: Kosova ka nevojë urgjente për qeveri funk...
Ministrja Rizvanolli mban konferencë për media mbi sektorin ...