Ushtarët amerikanë të caktuar në Komandën Rajonale – Lindje të misionit të udhëhequr nga NATO-ja, KFOR-i, kanë zhvilluar trajnim të përbashkët me pjesëtarët e Shoqatës së Kërkimshpëtimit Malor të Kosovës.
Qëllimi i stërvitjes siç thuhet, ishte rritja e gatishmërisë për menaxhimin e emergjencave dhe forcimi i bashkëpunimit mes trupave të KFOR-it dhe ekipeve vendore të reagimit të parë.
Trajnimi përfshiu kujdes mjekësor emergjent, shpëtim në lartësi, zbritje me litar dhe trajnim për zhytës.
“KFOR-i vazhdon të zbatojë mandatin e tij të bazuar në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, duke kontribuar në një ambient të sigurt për të gjitha komunitetet në Kosovë dhe lirinë e lëvizjes, në mënyrë të paanshme dhe të pandërprerë. KFOR-i vepron në koordinim të ngushtë me Policinë e Kosovës dhe misionin e BE-së për sundim ligji në Kosovë – EULEX”, shkruhet tutje në njoftimin e KFOR-it në Facebook.
Tragjedi në Itali, orteku vret dy turistë në Bolzano
Trump: Irani nuk do që SHBA-ja ta godasë
KF Ulpiana zgjedh kryetarin e ri – Fitim Dragaqina merr drej...
Trump: Kam parandaluar nisjen e tre luftërave bërthamore
Ushqimet ultra të përpunuara janë po aq të rrezikshme sa cig...
Vlorë: Automjeti përfshihet nga flakët në zonën e Ujit të Ft...