Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama njoftoi se së shpejti në Kukës do të nisë fluturimet kompania e re ajrore “Air Kosova”.
“Për ata që thonë se ky është fluturim “fake” që bëhet për propagandë dhe pastaj aeroporti do të mbetet si Kukësi. Ai aeroport ka pasur sfidë më vete për sigurimin e operatorëve, ka problematikë me korridorin e uljes, nuk është aeroport i thjeshtë. Nuk është gjetur në kohë një ‘akullthyes’ që do të dëshmojë se ai aeroport ia vlen. Do të kemi së shpejti një kompani të re shqiptare që do të nisë fluturimet në aeroportin e Kukësit. ‘Air Kosova’ do të jetë kjo kompani, me dy avionë të krenarisë sonë të përbashkët”, deklaroi Rama.
“Kompania është regjistruar që në janar të këtij viti dhe po punon për të siguruar avionët. Nuk do të jap datë sepse kam mësuar që këto datat që jap unë fusin brenda syrin e keq”, shtoi Rama.
Studenti shqiptar në Maqedoni të Veriut: Protesta s’është e ...
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...
Hudhra – ilaçi natyral që fuqizon shëndetin
Nxjerrja ilegale e thëngjillit në Vushtrri rrezikon banorët ...
Kopenhaga zgjidhet qyteti më i lumtur në botë
Lideri i Iranit thyen heshtjen, lëshon një deklaratë të rral...