Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka deklaruar se është koha për të vepruar dhe ka theksuar se propozimi i LDK-së për krijimin e një qeverie tranzicioni, që do të përfshijë të gjitha partitë shqiptare, mbetet i vlefshëm.
Ai ka shkruar në Facebook se zgjidhja që ka propozuar LDK-ja është ende në dispozicion për ata që janë të gatshëm për të bashkëpunuar.
Kryetari i LDK-së ka njoftuar gjithashtu fillimin e procesit të konsultimeve brenda partisë për përgatitjen e Zgjedhjeve Lokale 2025, që do të zhvillohen këtë vjeshtë.
Ai ka thënë se LDK do të fokusohet në përzgjedhjen e kandidatëve për kryetarë komunash dhe këshilltarë lokalë me integritet dhe vullnet për të shërbyer qytetarëve.
“Deri atëherë, përtej gjithë bllokadës që na shërbehet pa vizion, përtej mbledhive repetitive 48 orëshe pa ndonjë qëllim, LDK do të merret me proceset e veta përpara, aty ku s’mund të na kurthojnë. Do të merret me Zgjedhjet Lokale. Prandaj, sot kam thirrur në takim të gjithë kryetarët e degëve të LDK-së, për të nisur procesin konsultativ e përgatitor mbi Zgjedhjet Lokale 2025 që do të mbahen këtë vjeshtë. Si fituese e zgjedhjeve të fundit lokale, me 9 komuna në qeverisje dhe me 206 këshilltarë lokal, po himë në këtë proces me plot vullnet e me plot bindje. Po himë dhe me plot përgatitje. Plot 6 muaj kohë. Prandaj, nga sot nisim konsultimet e brendshme për kandidatët për Kryetarë të Komunave e për këshilltarë lokal. Për nominimin e njerëzve me integritet e vullnet për të shërbyer në secilin qytet. Të gjithë ata që duan të përfaqësojnë vizionin tonë politik, vlerat tona, programet tona; të gjithë ata që duan t’i përfaqësojnë qytetarët tanë – i ftoj të bëhen pjesë e këtij procesi”, tha ai.
Mbytja e 23-vjeçarit në Mat, nis operacioni për nxjerrjen e ...
Zyrtare: Kudus prezantohet nga Tottenhami
31 punëtorë shpëtojnë nga shembja e tunelit në Los Angeles
Personi që u hodh nga banesa ishte i kerkuar me urdhërarrest...
Deçiç fiton, Partizani merr një barazim në Estoni, dëshpron ...
Brruti pas humbjes: Besoj që gjasat për kualifikim janë