Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) për kryeministër në zgjedhjet e 9 shkurtit, Bedri Hamza, ka deklaruar se PDK është e gatshme për një takim gjithëpërfshirës – të thirrur nga presidentja – për zgjidhjen e bllokadës politike aktuale.
Pas një mbledhjeje të zhvilluar në selinë e PDK-së, Hamza iu përgjigj shkurtimisht pyetjes së gazetarëve, duke theksuar se PDK e ka kërkuar këtë takim nga Presidentja e Republikës së Kosovës.
“Komunikata e përmbledh krejt qëndrimet e kryesisë së PDK-së dhe shpjegon më së mire ato se çka PDK për çka qëndron edhe çka kërkon. Mbi të gjitha ne jemi të interesuar që të mos kemi vakum institucional, vendi të ketë institucione edhe normalisht që të trajtohen prioritete edhe temat të cilat i ka vendi”, ka thënë Hamza.
Në një komunikatë të lëshuar nga PDK, partia ka theksuar se roli i presidentes është kyç për zhbllokimin e situatës politike dhe institucionalizimin e vendit.
I akuzuari Maksimoviq thotë se fotografia ku ai shihet me un...
Një muaj paraburgim për të dyshuarin e vrasjes në Gjakovë, z...
Aksioni i policisë në ARBK/ Prokuroria jep detaje
Konfirmohet rast i sëmundjeve infektive tek gjedhët në Lubis...
Hamza për tragjedinë në Vjenë: I pikëlluar thellë, ngushëlli...
Guardiola: Të gjithë duan të më shkarkojnë