Kryeministri shqiptar, Edi Rama e ka nisur fushatën elektorale në Fushë-Krujë me premtimin se Partia Socialiste do të bëjë realitet ëndrrën e banorëve për të pasur një rrugë të drejtpërdrejtë me Tiranën.
“Ne më në fund jemi në kushtet kur mund ta vëmë dhe e kemi vënë planin tonë atë ëndrrën e vjetër të gjithë Krujës për të pasur një rrugë të drejtpërdrejtë lidhjeje me Tiranën dhe nëse keni ndjekur prezantimin e bërë në programin e infrastrukturës, tanimë rruga e drejtpërdrejtë është pjesë e programit tonë, ashtu sikundër nuk ka nevojë për të qenë në ndonjë program afatgjatë, sepse edhe rrugën lidhëse mes Fushë-Krujës dhe Krujës, ku tanimë ka shumë më tepër qarkullim se siç foli më parë edhe drejtuesja politike e qarkut, ka shumë më tepër turistë, ka shumë më tepër lëvizje, do të duhet ta riveshim brenda një kohe të arsyeshme”, premtoi Rama.
Kryeministri, ndërsa bëri një pasqyrë të shifrave të PBB-së, borxhit publik, tregut të punës, rritjes së pagave, pensioneve dhe transformimit që kanë pësuar gjatë qeverisjes Rama, u ndal dhe te tërmeti i 2019-ës dhe procesi i rindërtimit. Rama u shpreh se shpërndarja e 350 apartamenteve të fundit do të mund të realizohet pas zgjedhjeve të 11 majit, kjo për shkak edhe të rregullave që imponon KQZ-ja.
“Ne rikthehemi në këtë stacion për 4 vitet e ardhshme duke e pasur vërtetë kokën lart për atë që bëmë në këtë mandat që po mbyllet. Duke filluar pikërisht na familjet që u goditën prej atij tërmeti shkatërrimtar edhe që mbetën brenda pak sekondash në qiell të hapur, por mbi të gjitha të goditur shumë fort në shpresën se mund të riktheheshin më në një shtëpi, pasi shumica e atyre familjeve që u goditën nga tërmeti, ishin familje më pak të forta dhe më shumë të varfra.
Sot ne faktikisht kemi përmbyllur të gjithë detyrimet tona me shpërndarjen e 350 apartamenteve të fundit që kanë mbetur vetëm për shkak se respektuam këtë periudhë zgjedhore që ka disa rregulla të caktuara, kështu që lart në Krujë këto apartamentet do të shpërndahen menjëherë pas zgjedhje, ne arrijmë në një total prej mbi 1.100 shtëpish të reja, më të bukura, më të forta dhe mbi të gjitha falas për të gjitha ato familje, të cilat sot janë pronarë legjitime të atyre shtëpive dhe nuk i kanë asnjë detyrim askujt dhe aq më pak shtetit.
Nga ana tjetër fatkeqësia nuk ishte e mundur të ndalej prej nesh, por ajo që bëmë ne për fëmijët e kësaj zone, duke iu dhënë mbrapsht 17 shkolla që janë të standardeve më të larta evropiane, është diçka që na bën krenarë në raport me prindërit e gjithë atyre fëmijëve, na bën krenarë për Partinë Socialiste”, deklaroi Rama./rtsh.al/
Arrestohet një person për disa raste të vjedhjes në Ferizaj
PZAP rrëzon vendimin e KQZ-së, certifikon Listën Serbe për t...
Orav përshëndet konsolidimin e qeverisjes lokale në 20 komun...
Qeveria britanike ofron deri në 3000 paund për emigrantët sh...
Gjermania hedh poshtë pretendimet e SHBA për Evropën: Ne nuk...
BE mirëpret betimin e kryetarëve në komunat e veriut